”Kurrë shoqëri me Arbana Osmanin”, Albana thotë se nuk po bënte shaka

Të shtunën në emisionin “Shiko Kush Luan”, moderatorja Albana Osmani pranoi se nuk ka patur kurrë shoqëri me Arbana Osmanin dhe as vetë nuk e di pse. ”S’kam pasur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse. Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart”,-u shpreh ajo dhe kaq mjaftoi për të aluduar se mes vajzave ndoshta ka diçka që s’shkon.

Sot, e ftuar në programin “Abc e Mëngjesit”, Albana tha se ndonëse i qëndron fjalëve të saj, e gjitha ka qenë në humor e sipër. Problemi qëndron tek fakti se në emision nuk është transmetuar gjerë në fund çfarë ajo ka thënë.

“Ajo që thashë është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thashë që programi më i mirë që mungon është ai i imi, pastaj shtova se po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë. Pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe thashë se për mua është Opinioni. Sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka”,tha ajo.

Që nuk kanë qenë kurrë shoqe është e vërtetë dhe Albana s’po bënte shaka, por ajo çfarë i bëri njerëzit të dyshojnë ishte batuta pasuese. Edhe për këtë Albana tha se qëndron, por është në kuadër të shakasë. ”Të gjitha shakatë e mia, qoftë pushka, qoftë që jam më e gjatë apo më e shkurtër qëndronin, por në këtë pikë u ndjeva pak e fyer sepse kur thuhet diçka si shaka nuk mund ta lësh si të vërtetë”.

SHKARKO APP