Kush do të jenë duka dhe dukesha e Sussex-it?

Në rast se keni qenë tepër të zënë për të lexuar gjithë çfarë ka ndodhur në më pak se 24 orë, princ Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga detyrat mbretërore. Sigurisht që bota ka shumë pyetje: Kush do të jenë duka dhe dukesha e Sussex-it? Korrespondentja mbretërore Katie Nicholl tha për ”Vanity Fair”, se fakti që Harry dhe Meghan do të heqin dorë nga mbretëria, nuk do të thotë se nuk do të kenë më titujt mbretërorë. Pra, ata do të qëndrojnë të jenë duka dhe dukesha e Sussex-it.

Megjithatë, fakti që zgjodhën të jenë të pavarur financiarisht, mund të sjellë ndërlikime. Një burim u shpreh se “është shumë e vështirë të kesh një titull mbretëror dhe të punosh si një qytetar i zakonshëm”. Mbretërorët nuk mund të punojnë me markat dhe nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje për sponsorizime. Sigurisht që Harry dhe Meghan mund të mos kenë nevojë që t’u futen këtyre punëve, por nuk i dihet.

Princeshat Eugenie dhe Beatrice, kanë tituj mbretërorë si vajzat e dukës së York-ut, princit Andrew, megjithëse kanë punuar; Eugenie si menaxhere në një firmë ankandesh dhe si drejtoreshë e galerisë së artit Hauser & Wirth në Londër, ndërsa Beatrice punon si zëvendës presidente në departamentin e partneriteteve dhe strategjisë në një kompani softuerësh.

SHKARKO APP