Kush e fiton Big Brother 5? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Vetëm disa ditë na ndajnë nga finalja e Big Brother VIP 5, teksa në shtëpi kanë ngelur 12 banorë që garojnë për çmimin e madh. Të vendosur përballë njëri-tjetrit, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që të jepnin mendimin e tyre se cili nga ata duhet të jetë fituesi i këtij edicioni të Big Brother.

Radhën e përgjigjeve e nisi Mali, i cili zgjodhi Stenaldon si fitues, duke thënë: “Kur kam ardhur këtu, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoja si sfidë. Më duheshe një farë guximi. Kur kam parë Stenaldon, më ka treguar që ka shumë njerëz më të guximshëm se unë. Jo vetëm që më ka inspiruar mua, por jam i sigurt që ka inspiruar edhe shumë njerëz të tjerë”.

Stenaldo gjithashtu u zgjodh fitues edhe nga Nikol, ndërsa banori nga ana e tij zgjodhi Malin. Shëndriti zgjodhi Selin, duke u shprehur se ajo e meriton për arsyen se sipas tij, kontributi i banores në shtëpi ka qenë që nga dita e parë, duke krijuar situata për të cilan fliten ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Selin nga ana e saj u shpreh se ai që nuk duhet ta fitojë kurrë është Rogerti, ndërsa shtoi se ajo që meriton të prekë finalen është Brikena. Rogerti ishte ai që zgjodhi Mirin. “Emri i vetëm që mund të fitojë Big-un është vetëm Miri. Pse? Për arsye se ai nuk ka ofenduar askënd këtu. Ka pasur gjithmonë një tonalitet shumë të qetë dhe një njeri që ka ditur të jetë fleksibël me lojtarë si puna ime dhe e Juelës. E rëndësishme është që Mirin, sado ta ulin, vetëm me sjelljen dhe edukatën e tij, është e vetmja arsye që Miri duhet ta fitojë. Të ishte kjo një shkollë, Miri do ishte ‘top’”, u shpreh Rogerti në argumentin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtit mendim iu bashkua edhe Edisa, ndërsa Brikena dhe Mateo zgjodhën njëri-tjetrin si fitues. Nga ana tjetër, Miri dhe Juela zgjodhën Rogertin si fitues të Çmimit të Madh, duke e cilësuar si banorin më me ndikim në shtëpi.

Kush duhet ta fitojë Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?