Kush e kërcënoi Arian Çanin gjatë intervistës me Encën?

Enca u shfaq këtë të premte në Zonë e Lirë, duke rezervuar orarin më të ndjekur të mbrëmjes për të promovuar klipin e ri, “Dreq”.

Megjithatë, ndryshe nga “përballja” e mëparshme me Çanin, 20-vjeçarja u duk e përmbajtur me veshjen që kishte zgjedhur të prezantohej në studion e Zonë e Lirë.

“Mbërthimi” deri në grykë, u duk si një sinjal, për t’i vënë “kufirin tek thana” ngacmimeve që drejtuesi i emisionit, u bën zakonisht personazheve si ajo.

Madje, me një çiltërsi paksa të tepruar, Enca publikoi një sms familjare që i erdhi nga xhaxhai i saj, kur kishte mësuar se e mbesa do të qe e ftuar tek Zonë e Lirë.“Thuaj Çanit mos të të ngacmojë, se do ia grij mishin”, ishte pak a shumë mesazhi i avokatit të njohur Maks Haxhia, me të cilin Enca “paralajmëroi” gazetarin në mes të intervistës.

SHKARKO APP