Kush e largoi nga detyra në Oborrin Mbretëror? Basha: Elia më tha s’kemi më nevojë për ty, ndjek keqardhje për Princin

Sherri i madh në familjen Mbretërore është tema kryesore e emisioneve televizive në vend. Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, tregoi në “Top Story” arsyen e largimit nga detyra pas vdekjes së Mbretit Zog.

Murat Basha: Kam qenë pranë Mbretit Zog, me pozicione të ndryshme të rëndësishme. Jam takuar me Mbretin në ’91, kur erdhi të vizitojë kampet e refugjatëve në Itali se unë atje u vendosa më pas. Që prej asaj dite nuk jemi ndarë më. Në ’98 Princ Leka kishte në tabelë të zezë në dhomë, ku kishte shumë gjëra për UÇK-në. Në atë kohë thoshte dua të shkoj luftëtarë i UÇK-së, Mbreti Zog i thoshte që ku dot ë shkosh se je vetëm 17 vjeç. Por ai thoshte se di ta përdor armën, se ti më ke mësuar. Në 2002 më pas erdhi familja mbretërore këtu.

Grida Duma: Çfarë të ndau?

Swiss Digital Desktop Reklama

Murat Basha: Në 2010 pasi ndërroi jetë Mbreti Zog, një muaj e pak, shkova takova Princin dhe i thash, ishte bashkë me të fejuarën (Elia Zaharia), i thash unë dihet çfarë roli kam pasur, kam qenë Këshilltar i Mbretit. I thash nëse ju keni nevojë për njohuritë e mia unë jam në disponim. Më pas është hedhur Elia dhe tha që nuk kemi nevojë dhe më pas i kam dhënë dorën e kam ikur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grida Duma: Disponon pasuri Princ Leka, çfarë kanë në pronësi?

Murat Basha: Kanë shtëpinë, Vilën e Durrësit, por më duket e ka shitur dhe prona të tjera, por unë jam marrë me politikën. Janë rehat. Princ Leka dhe Elia kanë bërë një marrëveshje përpara divorcit, për pjesën e ndarjes së pasurisë. Unë pata shumë keqardhje dhe dje kur e pashë atë videoje. Për atë djalë ndjej shumë keqardhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?