Kutcher: Vajza ime është gjeni
Aktori i famshëm, Ashton Kutcher është i magjepsur me vajzën e tij dy vjeçare, Wyatt Isabbelle e cila sipas tij flet tre gjuhë, anglisht, spanjisht dhe anglisht. “Është e dukshme që vajzat përparojnë më shpejt se djemtë”, ka thënë Kucher në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Kutcher që është i martuar me aktoren Mila Kunis ka edhe një djalë 6 muajsh, i cili sipas tij është krejtësisht ndryshe nga vajza. “Ai thotë vetëm baaahhh, derisa vajza që nga muaji i katërt po më thërriste papa, papa. Ajo është një gjeni”, ka thënë Kutcher duke shtuar se të jesh prindër është një dhuratë. Ai ka shtuar se qëkur është bërë baba është bërë edhe djalë më i mire, saqë ka telefonuar prindërit dhe ju ka kërkuar falje.