Ky dedikim i Kim Kardashian për grimierin me origjinë shqiptare, do t’ju bëjë krenarë (FOTO)

Në stilin e errët të fotove të saj të fundit në Instagram, Kim Kardashian postoi një foto me Mario Dedivanovic, grimierin shqiptar që përveçse është mik i ngushtë i saji, është edhe njeriu që krijon look-un e saj për ta kthyer menjëherë në trend.

Në foto shfaqen Kim dhe Mario në prapaskenën e master class-it të Marios në Dubai, një projekt i shumëpritur nga artistët e grimit nga e gjithë bota, ku Mario shpjegon teknikat e tij të make up-it. Kim shpreh krenarinë për suksesin e tij, dhe ndihet shumë e lumtur që kanë qenë miq për një kohë kaq të gjatë.

“E dashuroj këtë foto timen me Marion, pak përpara ngjitjes në skenën e master class-it të tij në Dubai. Mësoj kaq shumë duke e dëgjuar teksa shpjegon hiletë e tij të make up-it, dhe isha kaq e nderuar të isha pjesë e të gjithës! Jam kaq krenare për Marion dhe s’më besohet që u bë thuajse një dekadë që punojmë bashkë! Gjëra akoma më të bukura do të vijnë!”

https://www.instagram.com/p/BPmLTQRj_Gt/?taken-by=kimkardashian

SHKARKO APP