Ky është çelësi për një martesë të lumtur sipas Zuckerberg

Nëse keni pikëpyetje në lidhje me çelësin e një jetë të lumtur martesore së pari duhet të dini se ka shumë sekrete dhe jo një. Në këto kohë kur të gjithë jemi të lidhur me anë të rrjeteve sociale, mund të kërkojmë këshilla nga çdokush, por pse të mos i kërkojmë ato nga personi i cili e ka bërë të mundur këtë lidhje mes nesh. Mark Zuckerberg, themelues i rrjetit social “Facebook” (punë e cila kërkon një përkushtim mjaft të madh) në anën tjetër ka dhe një fëmijë me gruan e tij, Priscilla Chan, të cilën e ka njohur 14 vite më parë në Harvard. Zuckerberg gjatë fjalimin me rastin e diplomimit pati mundësinë për të thënë disa fjalë për gruan e tij. “Kujtimi im më i mirë nga Harvardi ishte njohja me Priscillën”, tha ai gjatë fjalimit të tij. “Ajo është personi më i rëndësishëm në jetën time dhe lidhja më e rëndësishme që kam krijuar gjatë kohës time këtu ka qenë lidhja me të”. Kur ata filluan të takoheshin në kolegj, Chan thuhet se këmbënguli në një marrëveshje marrëdhënieje, e cila kërkonte që çifti të kishte së paku 100 minuta kohë të vetme çdo javë, si dhe një takim nate në javë. Çifti ende praktikon këto rutina edhe sot. Nëse ndiheni skeptikë për vendosjen e një minimumi kohor të tillë në marrëdhënien tuaj, duhet t’i rishqyrtoni kërkesat tuaja. Zuckerberg dhe Chan u martuan në maj 2012, gati një dekadë pasi u takuan si ‘Ivy Leaguers’. Ata mirëpritën vajzën e parë, Max në fund të vitit 2015 dhe njoftuan më parë këtë vit se po presin një fëmijë të dytë. Është e qartë se këta të dy po bëjnë diçka drejtë për jetën e tyre.

SHKARKO APP