Ky është filmi për jetën e Britney Spears

Një film i është kushtuar jetës së yllit botëror, Britney Spears-it. Traileri i parë i “Britney Ever After” është lançuar duke konfirmuar kështu se jeta e Britney-t ka qenë një rrëmujë dramatike e nxehtë.

Natasha Burnett është aktorja që do të luajë rolin e këngëtares dhe në të vërtetë filmi fokusohet në Britneyn e viteve 2000.

Në film nuk do të ketë asnjë shenjë nga lidhja e saj me Justin Timberlake, por pjesa tjetër do të jetë realiteti i jetës së 35 vjeçares, rënia dhe “ringjallja’ triumfuese e Britney-t. Premiera e filmit do të jetë me 18 shkurt.

SHKARKO APP