Ky është fustani i nusërisë! Të gjithë presin dasmën e saj, Marina Vjollca arratiset drejt Italisë

Në datën 10 shtator e gjithë vëmendja e shqiptarëve do të jetë drejt dasmës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. Prej vitesh ata janë duke jetuar një histori dashurie, gjë që më në fund i shtyu t’i zyrtarizonin gjërat në martesë. Mbrëmjen e 10 shtatorit në Durrës, moderatorja e njohur dhe reperi do të quhen zyrtarisht të martuar.

Ndërkohë që të gjithë mendojnë se Marina duhet të jetë duke u përgatitur si “e çmendur” për dasmën e saj, si të gjitha nuset që duan të kenë kujdes për gjithçka, ajo është arratisur drejt Italisë. Në një foto të publikuar ditën e djeshme, Marina na ka treguar se ndodhet në Milano bashkë me mikeshën e saj Alketa Vejsiu, së cilës i ka besuar dekorin e ditës së saj më të rëndësishme.

Me siguri dy vajzat kanë udhëtuar në shtetin fqinj për të finalizuar detajet e fundit. Pa diskutim kurioziteti i madh është edhe për vellon e nuses, fustanin e bardhë të cilin do të veshë Marina. Pak nga fustani i nusërisë me një material të mëndafshtë na e ka zbuluar Alketa mbrëmjen e djeshme.

“Një fustan përrallor është dizenjuar dhe po prodhohet në atelier”,- shkruhet brenda postimit. /Blitz.al/

Image

SHKARKO APP