Ky është këngëtari i parë pjesmarrës në Festivalin e Fundvitit
Mentor Haziri është këngëtari i parë që ka konfirmuar pjesmarrjen në Festivalin e Fundvitit në RTSH.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se këngën e ka përfunduar dhe tekstin e muzikën e ka realizuar vetë, ndërsa e ka orkestruar në Irland.
Sakaq, Mentori ka thënë se kënga ka një mesazh shprese, lidhur me situatën e vështirë të krijuar nga pandemia.
“Kam vendosur dhe po ta them ty që do marrë pjesë. Këngën e kam përfunduar, është një këngë që e kam bërë vetë. Kam shkruar tekstin dhe muzikën, kurse e kam orkestruar në Irland. Orkestrimin dhe miksimin e ka bërë prioducenti im Dejvid Mekju, e përshëndes shumë. Kurse koret e këngës i ka bërë fituesja e The Voice of Irland, që është mikeshë e imja. Është një këngë e jashtëzakonshme se përçon mesazh shprese në kohën e pandemisë. Është një këngë që i kushtohet situatës së Covidit. Një këngë falenderuese për gjithë mjekët që kanë bërë punën e tyre të jashtëzakonshme, kanë luftuar në front të parë me virusin. Kështu që është një këngë që ka mesazh shpresën, dashurinë dhe atë mesazhin që do të bëhet mirë, mos u dorëzoni se do i rikthehemi jetës normale”, deklaroi Mentori.