“Ky vend nuk më ofron asgjë, zgjidhja të marrësh avionin e parë”

Aurela Hoxha, një modele karriere dhe fashion- blogere, e ka megjithatë një zgjidhje për t’u ndjerë vetvetja.

E ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ajo ka thënë se Shqipëria nuk ta ofron këtë gjë, e ndaj preferon të shkojë vazhdimisht jashtë shtetit.

“Zgjidhja është të marrësh avionin e parë dhe të shkosh në një vend që nuk të njohin, ku ti mund të kënaqesh e të ndihesh e lirë. Jo gjithnjë mund të dalësh pa grim, apo me flokët e kapura; në Shqipëri situata të tilla janë të sikletshme, sepse edhe nëse je tek kafja e lagjes padyshim që do thonë: Si ia ka lejuar vetes të dali kështu!”

SHKARKO APP