Kylie i blen të ëmës për ditëlindje vetëm një Ferrari
21- vjeçarja Kylie Jenner i bleu të ëmës Kris Jenner një Ferrari si dhuratë për ditëlindjen e saj të 63- të.


Në videon e postuar nga Kylie në Instagram ditën e djeshme mund të shihni gëzimin në sytë e Kris. Aq e shokuar mbeti ajo nga surpriza sa që e pati të vështirë të besonte se gjithçka çfarë po ndodhte nuk ishte një ëndërr.
https://www.instagram.com/p/BpiqCIwnp9V/?taken-by=kyliejenner
Kjo foto shpjegon më së miri gjithë situatën!

“Një dhuratë përpara ditëlindjes për mbretëreshën,” ka shkruar Kylie në Instagram, duke qenë se ditëlindja e të ëmës do dhe pak ditë të vijë.
Gjithësesi, duke mos dashur t’ju bëjmë t ndiheni keq nuk po ju pyesim se çfarë dhurate i bëtë ju mamasë tuaj për ditëlindje.
Fundja Kylie është Kylie!
KOHA JONË SONDAZH

