Kylie Jenner bëhet nënë, zbulon se pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

Kylie Jenner asnjëherë nuk e konfirmoi shtatzëninë e saj. Motra e vogël e Kim Kardashian ka treguar se është bërë nënë e një vajze. E bija e 20-vjeçares ka ardhur në jetë më 1 shkurt, por ajo ka vendosur që sonte t’i tregojë gjithë botës se është bërë nënë.

48E2B65E00000578-0-image-a-218_1517809319306

“Më falni që nuk iu tregova gjë edhe pse ju vazhdonit hamendësonit. E di që jeni mësuar t’ju marr me vete në çdo udhëtim timin. Shtatzënia ime ishte diçka që zgjodha ta bëja larg syve të botës.
Shtatzënia ka qenë eksperienca më e bukur më fuqizuese dhe më ndikuese e jetës sime. Në fakt do të më marrë malli. I vlerësoj miqtë dhe sidomos familjen time që më ndihmuan ta bëj këtë moment sa më privat.

Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme lindi më 1 shkurt dhe mezi po prisja ta ndaja me ju këtë bekim. Ndjej aq shumë dashuri dhe lumturi sa mund të shpërthej. Faleminderit që më kuptuat”,-shkruan Kylie në Instagram.

Së bashku me postimin, ajo ndau edhe një video të çiftit, të realizuar në pushimet e fundit, ku shfaqeshin më se të dashuruar krah njëri-tjetrit. Në fund të klipit, Kylie jep pamjen e parë të fëmijës pasi tregon një krah dhe një këmbë të vajzës së porsalindur.

SHKARKO APP