Kylie Jenner e tepron me fotot
Bukuroshja 18-vjeçare edhe njëherë ka tejkaluar vetveten duke pozuar për mediat sociale vetëm me një palë të brendshme të kuqe, tepër zbuluese. Adoleshentja e cila e ka pagëzuar veten si ‘King Kylie’, ka shpjeguar në Instagram se arsyeja pse zgjodhi të nxirrte fotot në fjalë ishte për të prezantuar fansat me një ngjyrë të mundshme për markën e buzëkuqit të saj.
Por buzëkuqi është detaji i fundit që bie në sy, ndaj edhe fansat menjëherë kanë aluduar se bëhet fjalë më shumë për një ngacmim kushtuar të dashurit, reperit 26-vjeçar Tyga.
Çdo ditë e më shumë vihet re dëshira e Kylie Jenner për t’u dukur si motrat e saj më të mëdha. Kujtojmë që ishte Kim Kardashian ajo që më herët gjatë të njëjtës ditë ka postuar një foto të gjoksit të saj post-lindje. Pa harruar pozën e famshme të Kendall Jenner me të brendshmet e Calvin Klein.