Kylie Jenner i viziton fansat në shtëpi
Kylie Jenner i ka vizituar fansat në shtëpitë e tyre, ku edhe u ka ofruar produkte nga linja e saj kozmetike. Bukuroshja vazhdon të sjellë risi në biznesin e saj ‘Kyle Cosmetics’, ku tani së fundmi pritet të sjellë në treg edhe produktin e ri ‘Kyshadow’. Në llogarinë e saj personale në Snapchat, Kylie ka thënë: “Kam bërë disa kërkime për mbështetësit më të mëdhenj të Kylie Cosmetics në LA dhe do t’i vizitoj ata duke u ofruar produktin tim më të ri para se të lançohet në treg”. Edhe pse vetëm 18 vjeç, ajo rezulton të jetë shumë e suksesshme në biznes, sepse produktet e saj po pëlqehen në masë të madhe nga fansat e saj.