Kylie Jenner: Ja pse i fryva buzët…

Kylie Jenner ka kryer një sërë ndërhyrjesh, ndonëse asnjëherë nuk i ka pranuar. Të vetmen ndërhyrje që ajo e ka bërë publike është ajo në buzë. Për të gjithë ndjekësit e saj ajo ka zbuluar se një mashkull ka qenë arsyeja pse ajo ka fryrë buzët. 19 vjeçarja tregon se në gjimnaz mendonte se askush nuk donte ta puthte dhe kjo kishte nisur pas komentit të një djali që e kishte puthur. “Putha një djalë dhe më tha: “I ke buzët shumë të vogla, por puth shumë mirë. S’e besoja se do të puthje kaq mire”. Ishte kaq i pasjellshëm. Që atëherë, më dukej sikur djemtë më shikonin buzët tërë kohës. Sikur askush nuk donte të më puthte”. Këtë sekret ajo e rrëfeu në intervistën për “Complex”.

 

SHKARKO APP