Kylie Jenner publikon foton e parë me vajzën, zbulon emrin i saj
Kylie Jenner bëri bujë në rrjetet sociale kur bëri të ditur lajmin se ishte bërë nënë e një vajze.
E të martën në mbrëmje, 20 vjeçarja postoi një fotografi ku shihet dora e vajzës së saj, me ç’rast bëri të ditur edhe emrin e së bijës.
Fotografinë ajo e publikoi me mbishkrimin “Stormi”, që lë të nënkuptohet se kështu është emëruar vajza.
Kylie dhe Travis Scott u bënë prindër për herë të parë më 1 shkurt.
Çifti e kishin mbajtur të fshehtë tërë shtatzëninë, ngaqë sipas Kylie-t kjo ishte diçka që dëshironte ta përjetonte larg kamerave.