La detyrat mbretërore, flet miku i ngushtë: Princ Harry po vuan shumë

1054546696

Është e qartë se vendimi i Princit Harryt dhe Meghan Markle për t’u tërhequr nga familja mbretërore ka tronditur jo vetëm Pallatin Mbretëror, por edhe njerëzit nëpër botë. Princi Uilliam ndihej i “verbëruar”, Princi Charles ishte “i flaktë me tërbim” dhe Mbretëresha e quajti gjithçka “një çështje e ndërlikuar”.

Në thelb, ishte një rrëmujë por dikush i qëndroi pranë Harryt dhe Meghan-it, dhe pa gjithçka që përjetuan. Miqtë e Princ Harryt kanë rrëfyer se ai e ka vuajtur shumë largimin nga familja mbretërore. Burimet thanë që Meghan po kalon mirë në Kanada, por siç rezulton, largimi i Princ Harryt nuk ka qenë aspak i lehtë.

Nacho, një mik i afërt me Dukën e Sussex ka treguar “Unë fola me Harry-n disa ditë më parë. Ai e ka vuajtur më shumë nga të gjitha gjërat që i kanë ndodhur. Ai vuan shumë nga njerëzit që e gjykojnë”. Nacho shtoi se Harry e ka bërë gjithçka në të mirë të familjes së tij “Ai është baba një djalë që po përpiqet të mbrojë këlyshin e tij dhe luaneshën e tij nga gjithçka që duhet. Ai është bërë një njeri i jashtëzakonshëm, një njeri për të cilin do të krenohej nëna e tij”.

SHKARKO APP