Lady D, William dhe Harry: “Ishte nëna më e mirë në botë, na mbulonte me shumë dashuri”
Duka i Cambridge William dhe princi Harry do të flasin për herë të parë për figurën e Dianës si nënë.
Ashtu siç raporton Telegraph, në një dokumentar që do të transmetohet në rrjetin ITV, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së princeshës, të dy do të risjellin kujtime nga rinia në shoqërinë e Lady D.
“Ishte nëna jonë dhe është edhe sot, më e mira në botë, e cila na ka mbuluar me dashuri’.
Sipas të përditshmes angleze, në filmimin me metrazh të shkurtër televiziv, me titull ‘Diana Our Mother: Her Life and Legacy’, princi William kishte specifikuar që ndjenja e humanizmit të nënës së tij të dashur, shpesh herë në kontrast me rregullat e familjes mbretërore, ka trazuar jo pak herë jetën e saj’.
Ajo kishte një qëndrim informal dhe i pëlqente të qeshte dhe të zbavitej. Ajo kishte kuptuar që duhej të sillej ndryshe jashtë mureve të pallatit dhe ky fakt e bënte të mos ndjehej mirë’.
Rrëfimi i dukës së Cambridge, që në dokumentar do të kujtojë nënën e tij duke shfletuar një album të vjetër fotografik, është historik, duke marrë pasur parasysh që në prill të 2017 William kishte deklaruar që nuk ishte përballur me të vëllain pas vdekjes së Dianës, një shenjë që nënkupton që ajo ngjarje është ende një tabu, një traumë për ta.