Lady Diana, ish-shefi i sigurisë: Edhe Kevin Costner mes të dashurve të saj

Në një rrëfim ekskluziv në revistën italiane “Chi”, flet për herë të parë dëshmitari i heshtur i aventurave sentimentale të princeshës

Dai Davis, i cili nga viti 1995 deri në 1998-ën ka qenë shefi i sigurisë së Winsdor-it, flet për herë të parë në një intervistë ekskluzive të publikuar nga e përjavshmja italiane, “Chi”.

Duke kujtuar vitet e kaluara të divorcit të Lady Dianës dhe Carlo-s, ai zbulon: “Ajo kishte të paktën 20 të dashur. Ishte e sikletshme që frekuentonte edhe Kevin Costner, edhe pse Diana nuk kishte luajtur asnjëherë në një film. Ai e donte atë për të luajtur vazhdimin e filmit “The Bodyguard”.

Dai Davis ka qenë dëshmitar i heshtur i shumë aventurave sentimentale të Lady D. “Atëherë nuk kisha shqetësime të veçanta për sigurinë e princeshës. Në “Kensigton Palace”, Diana ishte e sigurt. Edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore kishin lidhje të ndryshme, por gjithçka bëhej në një sekret maksimal. Shqetësimi kryesor ishte të mos vihej në siklet mbretëresha”.

David përgënjeshtron një herë e përgjithnjë dyshimin që Harry nuk është djali i princit Carlo. “Kur Harry ishte ngjizur, Diana dhe majori Hewitt, i cili u bë i dashuri i saj, nuk ishin takuar dhe në atë kohë, marrëdhëniet mes Carlos- dhe Dianës ishin të mira. Flokët e kuq të Harry-t, janë një trashëgimi e familjes Spencer. Princi u inatos kur dikush e këshilloi t’i nënshtrohej testit të ADN-së. ‘Jam djalë i babait tim’, thoshte. Dhe është e vërtetë”, – kujton Davis.

David tregon edhe versionin e tij të tragjedisë në Paris ku humbi jetën Diana, duke përgënjeshtruar që ajo mbeti viktimë e një atentati. Dhe e shpjegon duke dhënë një detaj të pazbuluar më parë.

“Princesha atë ditë ndryshoi itinerarin në momentin e fundit. Duhej të shkonte në Itali, por në momentin e fundit shkoi në Paris me Dodi Al Fayed. Ishte e pamundur të organizohej një atentat me atë ndryshim programi. Theksoj se njeriu përgjegjës i vdekjes së Dianës, është shoferi, Henri Paul. Ishte i dehur dhe nuk duhej të ishte në drejtimin e makinës. Është e vërtetë që fotografët e ndiqnin Dianën, por aparatet fotografikë nuk vrasin. Vrasin shoferët e dehur”.

SHKARKO APP