Lady Diana vdiq para 25 vitesh, 175 teori konspirative dhe pyetja ende vijon: Kush e vrau?
Ishte 31 gusht 1997, ku në një aksident automobilistik në Paris, Lady Diana, Princesha e Uellsit, humbi jetën së bashku me partnerin e saj, Dodi Al Fayed. Menjëherë filluan teoritë. Aksidenti është “orkestruar nga pallati”, “Diana ishte shtatzënë nga Al Fayed” e shumë të tjera, që edhe sot e kësaj dite ngjallin imagjinatën dhe interesin e publikut.
Hetimi shqyrtoi 175 akuza. Një nga teoritë ishte se shoferi i Mercedesit, Henri Paul, paguhej nga “disa” agjenci të sigurisë kombëtare; versione të ndryshme të këtyre pretendimeve citojnë vendin e agjencisë së sigurisë si Britania e Madhe, Franca ose Shtetet e Bashkuara. Provat që supozohet të mbështesin këtë teori vijnë kryesisht nga paratë që zotëronte në momentin e vdekjes së tij dhe nga pasuria e tij personale. Mohamed Al-Fayed pretendon se Henri Paul ka punuar për MI6 të Britanisë.
E vetmja gjë që u vërtetua ishte se Paul ishte pak i dehur natën e aksidentit, ndërsa në të njëjtën kohë merrte antidepresivë. 25 vjet më vonë nuk ka pasur asnjë provë se përplasja ishte diçka më shumë se një shofer i pakujdesshëm, fobia e personave ndaj fotografëve dhe koha jo e mirë.