Lady Gaga anulon koncertin, shkon me urgjencë në spital

Diva e popit, Lady Gaga është dërguar me urgjencë në spital prej gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ajo ka anuluar performancën e saj në festivalin Rock në Brazil dhe i ka njoftuar ndjekësit me një postim në Instagram.

“Brazil, jam shumë e lodhur dhe nuk jam aspak mirë për të ardhur në Rock, Rio. Do bëja gjithcka për ju por duhet të kujdesem për trupin tim tani. Kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe ju premtoj që do vij shpejt për të performuar. Më vjen keq dhe ju dua shumë,” – shkruajti 31-vjecarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para disa ditësh, në dokumentarin për jetën e saj u zbulua se Lady po lufton me sëmundjen kronike ‘Fibromyalgia’ që shkakton dhimbje muskulare, lodhje, crregullim gjumi dhe depresion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?