Lady Gaga do të këndojë himnin në inaugurimin e Joe Bidenit më 20 janar
Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të këndojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Lady Gaga ka bërë edhe fushatë me Bidenin, duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve të nëntorit të kaluar. Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e 20 janarit.
Lopez, e cila po ashtu ka mbështetur Bidenin vitin e kaluar, do të japë një tjetër performancë muzikore. Para katër vjetësh, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit tashmë në largim, Donald Trump, himnin kombëtar e ka kënduar Jackie Evancho.
Mbi 10,000 trupa të Gardës Kombëtare do të jenë në qytet në ditën e inaugurimit të Bidenit, ndërsa 5,000 të tjera do të jenë në gjendje gatishmërie. Ekipi i Bidenit ka thënë se ceremonia do të zhvillohet duke respektuar distancën sociale, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoni, pasi ai i ka kontestuar rezultatet e zgjedhjeve. Ai do të bëhet presidenti i parë që nuk merr pjesë në inaugurim qysh në vitin 1860.