Lady Gaga e dikurshme është rikthyer: Është poezia e dhimbjes (VIDEO)

Lady Gaga i është rikthyer përsëri klipeve të saj të veçanta. ”Kanë kaluar shumë vite që kur jam ndjerë kaq e gjallë në krijimarinë time për të bërë atë që quhet ”911””, shkroi Lady Gaga në Instagram.

Ditën e premte, ajo publikoi filmin e shkurtër të këngës ”911”, video që për këngëtaren është ”shumë personale” në udhëtimin e saj me shëndetin mendor. ”Ky film i shkurtër është shumë personal për mua. Është mënyra sesi realiteti dhe ëndrrat mund të ndërlidhen për të formuar heronj brenda dhe rreth nesh”, shkroi 34-vjeçarja.

Klipi është i frymëzuar nga filmi klasik armen “The Color of Shegrat” dhe për këngëtaren e gjithë videoja s’është asgjë tjetër veçse një pasqyrë e mendimeve të saj. ”Diçka që dikur ishte jeta ime e përditshme, tani është një film, një histori e vërtetë që tani është e kaluara dhe jo e tashmja. Është poezia e dhimbjes”,- tha më tej ajo.

SHKARKO APP