Lady Gaga flet sërish për marrëdhënien e saj me Bradley Cooper

Ata janë diskutuar gjatë në showbiz muajt që lamë pas nëse patën  apo jo lidhje me njëri-tjetrin. Madje këto thashetheme çuan edhe në ndarjen e aktorit dhe regjisorit Bradley Cooper nga partnerja e tij Irina Shyak.

Mirëpo në asnjë moment nuk u vërtetua që gjatë xhirimeve apo pas filmit “A star is born” Lady Gaga dhe Cooper kanë patur një histori së bashku.

Madje Gaga pas gjithë asaj zhurme nisi një marrëdhënie të re dashurie, e cila ka përfunduar pak ditë më parë. Megjithatë në intervistën e saj më të fundit për kopertinën e muajit Dhjetor të revistës “Elle”, Gaga është ndalur edhe tek marrëdhënia e saj me Cooper.

“Ne kemi bërë një histori dashurie. Për mua si aktore dhe performuese ne donim që njerëzit të besonin se ishim të dashurua. Donim që njerëzit t’a ndjenin diçka të tillë edhe tek ndarja e çmimeve “Oscar”. Ne punuam shumë për diçka të tillë me ditë të tëra. Pas e gjithë asaj që ndodhi ne folëm me njëri-tjetrin dhe thamë ‘paskemi bërë një punë të mirë,”-ka thënë Gaga.

Këngëtarja u shpreh e keqardhur që Cooper dhe Irina i dhanë fund lidhjes së tyre dhe  gjithashtu tha se ai është një baba i mrekullueshëm për vajzën e tij Lea.

SHKARKO APP