Lady Gaga kundër Trump, pro të drejtave të transgjinorëve

Lady Gaga ka shprehur qëndrimin e saj të fortë kundër ligjeve diskriminuese ndaj personave transgjinorë. Për të ata meritojnë mbrojtje dhe përkrahje nga shoqëria.
Ajo komentoi mbi sfidat e komunitetit trans, duke i cilësuar ato si jashtëzakonisht të padrejta. Po ashtu theksoi se këta individë përjetojnë dhunë dhe diskriminim çdo ditë.
Gaga i bëri thirrje për mbështetje dhe respekt ndaj personave trans, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe mbrojtjes së tyre nga ligje të padrejta. ”Çdo komunitet i shtypur ka një përvojë të veçantë dhe individët kanë përvoja të ndryshme”. Ajo theksoi se kjo njohuri e bën atë një aleate më të fortë për komunitetin transgjinor.