Lady Gaga me fustan të kuq është imazhi i ri i një parfumi
“Duhet të jesh unike, ndryshe dhe të shkëlqesh me dritën tënde’. S’mund të ishte askush tjetër veç asaj, Lady Gaga, imazhi i zgjedhur nga Valentino për parfumin e ri ‘Voce Viva’, një parfum kushtuar universit femëror. Një ftesë për tu shprehur lirshëm dhe për të ju drejtuar çdo femre.
‘Doja një esencë pa kohë, por të papritur, për të krijuar një emocion të ri mbi veshjet’, ka shpjeguar Pierpaolo Piccioli, drejtori krijues i brandit të famshëm.
Valentino Beauty ka punuar me Mjeshtërit Honorine Blanc dhe Amandine Clerc Marie për të krijuar një parfum me lule. E ndërtuar në tre kohë, duke ju referuar kodeve Color, Cool, Couture, ‘Voce Viva’ ka për qëllim të zbulojë fytyrat e ndryshme të çdo femre të realizuar, rrezatuese dhe besimplotë.