Lady Gaga ndahet nga i dashuri
Lady Gaga i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin Taylor Kinney. Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 35-vjeçar, thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pesëvjeçare, raporton TMZ. Javën e kaluar, Gaga është parë pa unazën e saj të fejesës, ndersa po argëtohej në Malibu. Në të njëjtën kohë Kinney festoi ditëlindjen pa të dashurën e tij. Dyshja filloi lidhjen në korrikun e vitit 2011, pasi u njohen gjatë xhirimeve të klipit të këngës “You and I”.