Lady Gaga nuk heq dorë nga ilaçet
Pas publikimit të albumit “ARTPOP” në vitin 2013, Lady Gaga shokoi fansat kur tregoi se merrte ilaçe çdo ditë për depresionin. Tashmë, pas publikimit të këngës së re me titull “Perfect Illusion”, këngëtarja pranoi se vazhdon të marrë medikamente. “Kisha nevojë për pak kohë që të stabilizohesha. Kur karriera ime mori për mirë, nuk mbaj mend asgjë. U traumatizova. Kisha nevojë për të rikalibruar shpirtin”, ka thënë këngëtarja për Daily Mirror. “Marr ende ilaçe. Nuk po them se më bëjnë të ndihem më mirë. Nuk dua t’i inkurajoj të rinjtë që të marrin antidepresivë, por po pranoj që ende marr ilaçe”, ka shtuar ajo.