Lady Gaga si Marilyn Monroe

Diva e muzikës pop, Lady Gaga është fotografuar e veshur me një fustan blu dhe taka të larta sapo ka dalë nga apartamenti i saj në New York. 31-vjeçarja kishte një ngjashmëri të madhe me aktoren e njohur, Marilyn Monroe per mënyrën se si i kishte stiluar flokët bjonde dhe elegancës që dukej nëpërmjet fustanit me supe të zbuluara. Ajo kishte dalë për të festuar “Ditën e Babait”, por ka patur gjykime për veshjen e saj. Sipas komenteve online takat nuk i përshtateshin aspak stilit, edhe pse kanë vlerë marramendëse prej 680 dollarësh. Lady Gaga njihet për stilin e veçantë, por këtë herë duket se nuk e ka menduar gjatë kombinimin që duhet të bënte.

SHKARKO APP