Lady Gaga trondit me rrëfimin: Çdo ditë mendoja si të vrisja veten
Këngëtarja Lady Gaga në një intervistë për ”CBS Sunday Morning”, ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor dhe luftën me depresionin. Artistja promovoi albumin e saj më të ri, Chromatica dhe u shpreh se këngët tregojnë pjesët më të errëta të jetës së saj përfshirë këtu edhe betejën me shëndetin mendor.
“Nuk ka asnjë këngë në atë album që nuk është e vërtetë, asnjë! E urreja që isha e famshme, e urreja që isha një yll, ndihesha e rraskapitur dhe e konsumuar. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i lejosh të tjerët të shohin kur ke probleme mendore”,-është shprehur Lady Gaga. Duke cituar tekstin e këngës “911” ajo tha se i referohet mjekimit që i duhej të merrte në kohën kur ndihej në panik për emrin e famën e saj.
Ajo ka shtuar gjatë gjithë kohës mendonte të vriste veten, ndërsa shton se familjarët e ruanin nëse ajo ishte e sigurt apo jo. ”Nuk e kuptoja pse duhej të jetoja, përveçse duhej të isha aty për familjen time. Ky ishte një mendim dhe ndjenjë e vërtetë, përse duhet të jem në jetë? Unë jetova në këtë shtëpi, ndërkohë që njerëzit më ruanin për 2 vite për t’u siguruar nëse isha e sigurt.”-rrëfeu Gaga.