Lady Gagas i grabitin qentë dhe i qëllojnë me armë kujdestarin, ofron 500 mijë dollarë për t’i marrë mbrapsht
Këngëtares Lady Gaga i kanë vjedhur 2 qentë e saj Bulldog të enjten në Hollywood dhe grabitësit kanë qëlluar katër herë ndaj shërbëtorit Ryan Fischer që po i shëtiste qentë.
Këngëtares Lady Gaga i kanë vjedhur 2 qentë e saj Bulldog të enjten, ndërsa kanë qëlluar me 4 plumba edhe personin që kujdesej për to.
Policia e Los Angelesit shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka njoftuar se në orën 10 të darkës me orën vendore, në zonën perëndimore të Hollywoodit pati të shtëna me armë, ndërsa është dërguar në gjendje të rëndë në spital një person.
Sipas medieve amerikane 2 të dyshuar janë larguar nga vendngjarja menjëherë pas atentatit dhe vjedhjes së qenëve.
Këngëtarja ka njoftuar menjëherë një shpërblim prej 500 mijë dollarësh për ti marrë qentë e saj mbrapsht.
Këngëtarja aktualisht ndodhet në Romë, shkruajnë tabloidet amerikane.
Qentë Koji and Gustavo janë tashmë në duart e keqbërësve.
Ndërsa bulldogu i saj i tretë Mis Azia ka mundur të shpëtojë.
Nuk dihet ende asgjë rreth gjendjes shëndetësore të 30 vjeçarit Rayan Fischer, që ishte punësuar nga këngëtarja për të shëtitur dhe mirëmbajtur 3 qentë e saj bulldog francez.
Mësohet se grabitësi i qenve është larguar me një automjet të bardhë.
Një armë gjysmë-automatike u përdor në sulm dhe arma nuk është gjetur ende.