Laetitia Casta nënë për herë të katërt, vjen në jetë Azel
Laetitia Casta ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, të parin me bashkëshortin Louis Garrel. Fëmija ka lindur në muajin mars, por vetëm në këto ditë top modelja ka bërë njoftimin e ardhjes në familje të të voglit Azel. Një emër, që siç tregon Casta në një intervistë për revistën franceze Public, ‘Nuk është zgjedhur rastësisht, sepse rrjedh nga një fjalë hebraike që do të thotë fisnik’.
Laetitia e ka mbajtur shtatzëninë e saj në privatësi të plotë, duke mohuar në publik faktin dhe duke ju fshehur fotografëve, të cilët gjatë shëtitjeve të saj në Paris shpesh herë e kishin fotografuar me barkun që i binte në sy. Edhe lindja e Azel është mbajtur e fshehtë për javë të tëra, deri në njoftimin pa shumë bujë në revistën franceze.
Casta, që festoi 43-vjetorin në 11 maj, është bërë nënë për herë të parë në moshën 23 vjeç, kur solli në jetë Sahteene, që lindi nga dashuria me Stéphane Sednaoui. Nga lidhja e gjatë me Stefano Accorsi lindën Orlando, 14 vjeç dhe Athena, 11.
Që prej 2017 ajo është lumturisht e martuar me Garrel, 37 vjeç, edhe ai baba i një djali, të adoptuar në 2009 me ish të dashurën e tij Valeria Bruni Tedeschi. Azel i është bashkuar kështu një familjeje të madhe, që sigurisht do ta rrethojë me shumë dashuri.