Lajm i hidhur nga Shamikuqja

Lajme të këqija vijnë nga Sulltanesha e kinematografisë turke, Turkan Soray. Menaxherja e saj tha se pas kilogramëve të tepërt të aktores së cilësuar si ndër më të bukurat e historisë kinematografike të Turqisë, fshihet një sëmundje që quhet sindromi cushing.

Gjatë fundjavës, Turkan Soray u takua me të rinjtë në Stamboll, të cilëve u tha se “kam pritur 50 vite për realizuar ëndrrën time të hedhjes në treg të një albumi. Ju mos prisni sa unë për realizimin e ëndrrave tuaja”. Gjatë takimit me të rinjtë në Stamboll u pa se aktorja kishte shtuar shumë në peshë.

Menaxherja Bircan Silan tha se arsyeja e kilogramëve të tepërt është sindromi cushing, që ka prekur veshkat e aktores së njohur në Shqipëri si Asya e filmit “Shamikuqja”.

“Turkan Soray ka kryer një operacion si pasojë e sindromës cushing dy vite më parë. Tashmë ajo ka rifilluar trajtimin pasi i njëjti sindrom ka prekur edhe veshkën e saj të dytë. Kjo është një sëmundje që siguron prodhimin e tepërt të kortizonit dhe shkakton shtimin në peshë”, tha Bircan Silan.

SHKARKO APP