Lajme të mira nga Rita Ora
Rita Ora ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e saj, duke konfirmuar daljen e albumit të ri pas pritjes pesëvjeçare. Albumi i saj i dytë do të lansohet pas më shumë se gjysmë dekade pas atij të fundit, shkruan TheSun.
Albumi i dytë i shumëpritur i Rita Orës është pothuajse gati dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një lidhje direktr në Instagram.
Që nga publikimi i hitit “Hot Right Noë”, ku edhe lëshoi në treg albumin e saj debutues me titull “Ora”, në gusht të vitit 2002, ajo më nuk solli album të ri. Tashmë, 26-vjeçarja Rita Ora ka zbuluar se albumi i saj i ri do të lansohet gjatë kësaj vjeshte.
“Albumi do të dalë në nëntor dhe do të jetë i madh. Unë jam duke punuar në të për të gjitha moshat. “ tha ajo. Në maj të vitit 2017, ajo lansoi këngën e saj të fundit, “Your song”, e bashkë-shkruar me Ed Sheeran.