Lajme të reja nga çifti fitues i Big Brother, Danjeli dhe Fotinia e paskan vendosur
Sapo dolën nga shtëpia e Big Brother, Danjeli dhe Fotinia, çifti fitues i Big Brother 9, lajmëruan fansat se do të bëjnë një dasmë që do të mbledhë të afërmit dhe të gjithë miqtë e çiftit. Por pak javë pas daljes nga shtëpia, planet ndryshuan. Dasma u shty për një kohë tjetër. Koha që u përfol ishte vjeshta e vitit të kaluar, por edhe ky propozim ra shpejt, për shkak të angazhimeve të tjera të çiftit.
Të ftuar pak kohë më parë në Pop Culture, Danjeli dhe Fotinia thanë se po prisnin të ngrohej koha për të bërë dasmë. Një variant të mundshëm, ata konsideruan pranverën, por me sa duket, sërish kanë ndryshuar mendim. Për stinën, jo për kohën e ngrohtë.
Në një lidhje live së fundi nga Instagrami, një komunikim që çifti fitues i Big Brother ka dëshirë ta bëjë shpesh me fansat, këta të fundit kanë përsëritur të njëjtën pyetje: Kur do të martohen?
Varianti, këtë herë është vera. Planet e mëparshme janë shtyrë për shkak të gjendjes ekonomike, kanë thënë Danjeli dhe Fotinia. Me sa duket, këtë herë e kanë vendosur, nuk ka shtyrje më.