Lajmi mbi ndarjen, gruaja uron ministrin Demiraj për ditëlindje: Je mbreti i…

Dritan Demiraj, ka vetëm 4 ditë punë si Ministër i Brendshëm dhe në këtë pak kohë, në portale u shkruajt shumë për të dhe familjen e tij. Dje Ministri teknik i PD-së, ka pasur ditën e lindjes dhe bashkëshortja e tij, Esmeralda Demiraj nuk i ka kursyer fjalët dedikuar bashkëshortit të saj.

Teksa e ka uruar publikisht në rrjetin social facebook, ajo i shkruan se ai është jo vetëm burri i jetës së saj, por edhe mbreti i ëndrrave të saj, shoku i shpirtit.

Urimi vjen në një moment kur në rrjete sociale u aludua për një raport jo të mirë mes tyre, madje u përfol se ishin ndarë. Gjithashtu u shkruajt se Demiraj ishte një person i dhunshëm. Portalet shkruajtën se për shkak të “dhunës”, Demiraj ishte ndarë nga bashkëshortja por ky status i bashkëshortes së Ministrit, hedh në “tokë” aludimet e portaleve.

Mesazhin bashkëshortja e Ministrit e ka në gjuhën angleze, ku në shqip do të tingëllonte:

Gëzuar ditëlindjen
Për njeriun e jetës sime,
Mbretin e ëndrrave të mija,
Dhe shoku i shpirtit tim.

R.Sh

SHKARKO APP