Lajmi për shtatëzaninë e Tunës, ja kush përflitet si i ati foshnjes
Pas lajmit të bujshëm që pushtoi mediat rozë se këngëtarja Tuna Sejdiu është shtatëzënë, përforcohen edhe më shumë zërat pas disa fotove të publikuara nga Gazeta Express mbi atësinë e foshnjës.
Sipas Gazeta Express,Tuna është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe babai i fëmijës është Patris Berisha, vëllau i Robert Berishës.
Çifti ditë më parë janë fotografuar së bashku në një lokal në Prishtinë, ku këngëtarja nuk dukej në gjendjen më të mirë të mundshme.
Fillimisht u aludua se i ati i foshnjes ishte reperi Cozman me të cilin Tuna i dha fund lidhjes disa muaj më por miq të afërt të tij e mohuan një fakt të tillë.