“Lamtumirë Klaudia Pepa”, ja bukuroshja me të cilën do ta harrojë balerinën Albi Nako
Koreografi i njohur Albi Nako, i ftuar në emsionin ‘Xing me Ermalin’, rrëfeu se nuk kishte asnjë arsye për të harruar ish-bashkëshorten e tij, Klaudia Pepa.
Mirëpo i vendosur për ta bërë atë që të lërë pas historinë me balerinën, moderatori Ermal Mamaqi e ftoi Albin të bëhej pjesë e një loje komike, në të cilën ai do të zgjodhte një vajzë për të pirë një kafe, njofton xing.
Një grup modelesh si dhe velina e emisionit, Rashel Kolaneci, pushtuan studion dhe iu përgjigjën disa pyetjeve të sikletshme, në pritje që Albi të zgjidhte njërën prej tyre.
Pas disa raundesh, lojës i erdhi fundi dhe koreografi i famshëm, zgjodhi pikërisht Rashel Kolanecin, si vajza që do e shoqërojë për të pirë një kafe.