Landi Hysi zbulon emrin e të dashurës: “Së shpejti do ta konsideroj martesën”

Ai ka qenë dhe mbetet një nga artistët meshkuj më të pëlqyer shqiptar. Po flasim për Landi Hysin i cili rrëmbeu zemrat e publikut femëror që në lançimin e West Side Family, por edhe në ditët e sotme. Megjithatë kur vjen puna për të folur për jetën private Landi është tejet e rezervuar.

Por në programin “Mos i fol shoferit”, moderatorja Rudina Dembacaj i ka zbuluar emrin e partneres së tij dhe Landi nuk ka ngurruar ta konfirmojë.

Rudina- Kur do martohesh, si nuk merr shembull nga shokët o Landi. Ja kur do martohesh me Jolin?

Landi- Së shpejti mund ta konsideroj martesën.

Dembacaj e ka pyetur nëse ai do donte po njësoj partneren e tij edhe nëse ajo do të shtonte 10 kilogramë dhe Landi ka thënë patjetër që po.

“Po patjetër që do ta doja. Unë kujdesem për shëndetin tim dhe të ushqyerin shëndetshëm por nuk jam unë ai që iniciojë i pari në shoqëri tema të tilla”, ka thënë Hysi i cili përveçse këngëtar është edhe personal trainer.

SHKARKO APP