Lanë politikën pasi u ”joshën” nga ekrani

Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes dhe mund t’i bashkohet “Top-Channel” për të qenë drejtuese e një emisioni politik. Duma nuk është personazhi i parë që heq dorë nga politika për ekranin.

Edhe Luan Rama la politikën për median. Ai tashmë drejton emisionin “Drejt”, dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në politikë si Ministër i Brendshëm, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, si dhe deputet.

Një tjetër figurë është edhe Erla Mëhilli, e cila ka qenë zëdhënësja e ish-kryeministrit, Sali Berisha për një periudhë të gjatë kohe. Pas këtij posti, ajo iku nga politika duke e provuar veten në fushën e gazetarisë. Ajo drejton emisionin “Now” në Euronews.

Shkrimtari dhe gazetari Ben Blushi ka qenë një nga deputetët më në zë të PS-së. Pas shkëputjes PS-ja, ai krijoi partinë e tij “Libra” në 2016-ën. Pas shkrirjes së saj, Blushi iu rikthye profesionit të vjetër por këtë herë si drejtor i përgjithshëm i “Top-Channel”, ndërsa tani mban po të njëjtin post, por në “Euronews Albania.”

SHKARKO APP