Largimi nga Portokallia, ”qan” hallet në Klan

Pse nuk i kemi njohur më parë personazhet e Portokallisë? Njëri prej tyre sot u rrëfye tek Rudina. Erion Isai foli për veten dhe për familjen, madje ishte i ftuar bashkë me gruan e tij, e cila është gjithashtu regjisore.

Ata treguan për jetën e përbashkët, vajzën që para pak muajsh festoi 1-vjetorin, por edhe për punën dhe largimin nga “Portokallia”. Ai zbuloi se gruaja kishte qenë mbështetje e fuqishme që ai të largohej nga programi. “Doja të ikja dhe para një viti, por këtë vit e vendosa”, tha Erioni. Kishte pasur probleme me një klauzolë të kontratës së punës, për të cilën nuk dha shumë detaje.

Ata folën edhe për momentet më të bukura e të trishtuara të jetës, siç ishte lindja e vajzës, apo një abort spontan që bashkëshortja, Ajlin, kishte pësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

15 vite në “Portokalli” dhe asnjëherë s`e kishim pasur mundësinë të kishim një rrëfim të tillë të Erionit dhe aq më pak të gjithë familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?