Largohet Salsano nga Portokallia? Përgjigjet aktori (FOTO)
Sezonet e reja televizive, shkaktojnë gjithmonë lajme, polemika, se kush prezantues mbetet në sezonin e ri, se a ka ndryshuar formati i emisionit etj. Portokallia, si cdo vit shoqërohet me lajme gjithmonë të mëdha me largimi, shkurtime, fytyra të reja.
Për prezantuesit përkatësisht, Eneda Tarifa, Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu u përfol një sezon veror se do të ketë ndryshime por të gjitha u sqaruan në spotin zyrtar të Portokallisë.
Nisur nga mosprezenca e tij në spotin që lajmëron nisjen e spektaklit, shumë media hodhën dyshimet për ikjen e një tjetër prezantuesi nga “Portokalli”.
Por, ndyshe nga sa u tha Salsano nuk do të ketë fatin e koleges së tij Eneda Tarifa e cila është konfirmuar tashmë se këtë sezon nuk do të jetë në skenën e humorit.
Vetë aktori u kujdes të hedhë poshtë zërat me postimin e një foto. “Gati. Portokalli 2 tetor”, shkruan Salsano në selfien ku duket Xhemi Shehu dhe skenografia e re e spektakltit.