Laura Simpson: Bashkëshortja nuk duhet ta falë Rooney-n
Laura Simpson përmes emisionit të mëngjesit “This Morning” me moderatorët e njohur britanik Holly Willoughby dhe Phillip Schofield, ka treguar arsyen përse shkoi me futbollistin e martuar. 29-vjeçarja, administratore me një zyre, ka insistuar se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se nuk ka tentuar ta joshë lojtarin, gruaja e të cilit është në pritje të fëmijës së katërt, raporton Daily Mail. Por kur është pyetur nëse Coleen duhet ta falë burrin e saj për atë që ka bërë, ajo është përgjigjur: “Nuk mendoj se ai e meriton faljen, unë nuk do ta falja partnerit tim”. Simpson ka thënë se ka pirë dy-tri gota, ndersa është kthyer nga moderatori Phillip Schofeld: “Nuk do të dilja në gazeta nëse do të hipja në makinë me ty”. Por Phillipi i është përgjigjur: “Patjetër që do të dilje. Gruaja ime do të ishte vënë pas”. Simpson u njoh me Rooneyn në një klub nate para se ata të ndaloheshin nga policia angleze. Ajo më parë ka pranuar se ka shkëmbyer puthje dhe përqafime me Rooneyn dhe se do të kryenin marrëdhënie sikur mos t’i ndalte policia gjatë rrugës.