Lauren Jauregui puth një femër tjetër
Anëtarja e grupit Fifth Harmony, Lauren Jauregiu, ka shijuar një puthje me një femër tjetër gjatë një dasme të premten e kaluar.
Fotoja është bërë virale, e ka marrë shumë mesazhe suportive nga fansat e saj.
Latin Times e identifikojnë vajzën si Lucy Vives, babai i së cilës është një yll i telenovelave Kolumbiane e këngëtar, Carlos Vives.
Fotografia është pjesë e një kolazhi që duket se është realizuar në një kabinë fotosh gjatë ceremonisë festive.
Hashtagu “Dashuri e gjatë për Lauren” ka pushtuar Twitterin që pasi imazhi u bë publik. Megjithatë nuk është e qartë nëse ekziston vërtetë romancë midis dyshes , por fansat e këngëtares e kanë siguruar atë se e pranojnë ashtu siç është.