“Le të han Olta”, Sasa e ofendoi keq në Prime. Del videoja e fortë
Në “Prime” të së premtes në Big Brother Kosova Vip 4, opinionistja Olta Gixhari u përfshi në një debat të nxehtë rreth sjelljeve të Sases brenda shtëpisë, duke e vlerësuar një prej veprimeve të saj si “kërcënuese”.
Gjatë analizës së klipit, ku Sasa shihet duke ia tërhequr jorganin Labit dhe duke e prekur atë në një moment tensioni, Olta deklaroi se situata ishte tejet e papërshtatshme dhe se një gjest i tillë, nëse do të ishte bërë nga një mashkull ndaj një femre, do të sillte pasoja shumë më të rënda.
“Nëse këtë veprim do t’ia bënte Labi Sases, ai do të dilte me zarf të zi”, u shpreh Gixhari, duke aluduar se produksioni mund të jetë i prirur të zbatojë standarde të dyfishta në bazë gjinie.
Deklarata e saj ndezi reagime të menjëhershme në studio, por duket se më së shumti e preku vetë Sasën, e cila nga shtëpia reagoi me nervozizëm ndaj komenteve të opinionistes. Në një moment, ajo u dëgjua duke thënë me ironi dhe acarim: “Le të han Olta, le të han”.
KOHA JONË SONDAZH

