Ledio Lako: Erion Isai bëri shumë gabim që iku nga Portokalli
Aktorin e humorit Ledio Lako të gjithë e njohim si “Ramadan Kafsha “ apo si “Kapo Kapllani”, emrat e personazheve që ka imituar.
I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Rudina e ka pyetur se për kë nga personazhet që janë larguar e ka marrë më shumë malli.
Ai shprehet se me të gjithë ka patur marrëdhënie të mira dhe se ia ndjen të gjithëve mungesën.
Ledio Lako: Më vjen shumë keq që jemi shpërndarë kështu .
Rudina Dembacaj: Për kë të ka marrë malli më shumë nga ish-kolegët ?
Ledio Lako: Edhe Erjoni që iku shumë gabim bëri, tani Erjoni u bë kryerar bashkie atë do zgjidhte. Edhe për Besin më ka marrë. Dyshja Ramadan /Gjini ka qenë super në ato fillime, Gjini qe garant në skenë, edhe për Jul Dedën kemi qenë në akademi bashkë, partner shumë i mirë.