Ledion Liço: “Gjithmonë kam pasur programet më të mira…”

Ledion Liço ka zgjedhur të flasë hapur në lidhje me mënyrën, sesi e gjykojnë të tjerët pas lidhjes me Sara Hoxhën. Moderatori foli për IN Tv lidhur me ndikimin që ka pasur lidhja e tij me Sara Hoxhën tek mënyra si e shohin brenda Top Channel, por edhe publiku nga jashtë. Ai tha se fakti që janë njohur në ambientet e medias, nuk ka qenë shumë pozitive, sepse ka krijuar idenë se gjithçka ka arritur në televizion ka qenë falë marrëdhënies me Sarën. “Është krejtësisht e pavërtetë, u shpreh ai. “Gjithmonë kam pasur programet më të mira edhe para se të lidhesha me Sarën. Ai beson se ky lloj reagimi është i zakonshëm kur njerëzit shohin dikë që ka pushtet dhe para, edhe pse brenda tij mund të mos ketë ndryshuar asgjë. “Ka një lloj ndjesie të tillë përgjithësisht, kur në sytë e tyre ti fiton para, pushtet, autoritet. Kjo i bën të të shohin ndryshe. Por tek unë nuk ka ndryshuar asgjë”. Lidhja e tyre u bë publike në 2014-ën, dy vjet më vonë ata u fejuan dhe tani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një djalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?