Ledjona flet sërish për ish-partnerin: Marrëdhënie me të do të kem gjithë jetën

Banorja e “Big Brother Vip 3”, gazetarja Ledjona Xheladinaj ka folur sërish për ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj, duke thënë se kanë një komunikim të mirë.

Ajo është shprehur se këtë lloj komunikimi do të ruajnë gjithmonë sepse ata i lidh fëmija. Ndër të tjera Ledjona tha se marrëdhënia me të nuk e ka penguar në njohje të reja.

“Na lidh një fëmijë, mendoj se marrëdhënien me të do ta kem gjithë jetën. E kam shumë korrekte. Dhe marrëdhënia me ish-in nuk më ka penguar në marrëdhëniet e tjera”, tha ajo.

Kujtojmë se ish-partneri i Ledjonës, disa ditë më parë, në një reagim në rrjete sociale, e quajti gazetaren mashtruese, duke pretenduar se ajo nuk e lejon të shohë vajzën.

SHKARKO APP